26 Dhjetor 2024

Blackberry shet aksionet për 4.7 miliardë dollarë

Otava, 25 shtator - Prodhuesi kanadez i telefonave Blackberry, ka rënë dakord të shitet për 4.7 miliardë dollarë tek institucioni financiar që zotëron shumicën e aksioneve të saj.
 
Blackberry bëri të njohur se e kishte nënshkruar marrëveshjen me institucionin financiar kanadez që ka shumicën e aksioneve të kompanisë.
 
Të premten e kaluar, kompania Blackberry që është në vështirësi financiare, bëri të njohur se kishte pësuar një humbje prej 1 miliardë dollarësh për tremujorin dhe njoftoi planet për shkurtimin e 40 për  qind të punonjësve.
 
Blackberry ishte kompania që shpiku telefonat inteligjentë rreth 10 vjet më parë. 
 
Megjithë daljen në treg të një tipi të ri Blackberry në janar, kompania ka vazhduar të humbasë në treg ndaj iPhon-it kompanisë Apple dhe  telefonave Android të kompanisë Google.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)