BlackBerry rrit mbështetjen për aplikacionet Android
Otava, 28 nëntor - BlackBerry po e bën më të lehtë që aplikacionet për Android të punojnë në smartfonët e vet më të fundit.
Një përditësim i fundit i mjeteve të veta për zhvillues ka zvogëluar sasinë e punës që kërkohet për të bërë një aplikacion për Android që të punojë në sistemin operativ të BlackBerry 10 dhe ndryshimet që vijnë në fillim të vitit 2014 do tiu mundësojnë aplikacioneve për Android që të punojnë drejtpërdrejt pa ndonjë ndryshim.
BlackBerry 10 është i bazuar në një sistem operativ në kohë reale të quajtur QNX, por ka pasur një nivel të përshtatjes me Androidin që kur ishte lëshuar më herët këtë vit.
Një runtime në telefonë ofron një ambient në të cilën aplikacionet për Android mund të punojnë, por jo të gjitha veçoritë për Android mbështeten.
Versioni më i fundit, 10.2.1, ishte paraqitur në fillim të muajit nëntor dhe shtoi mbështetje për Android Jellybean 4.2.2, Bluetooth, harta përgjatë Open Street Map, shpërndarjen e përmbajtjes me aplikacione në telefon dhe kontrolluesi i drejtshkrimit.
Derisa Android ofron mundësitë që nevojat e një aplikacioni të dhënë mbështeten në runtime Android të BlackBerry-t, aplikacioni ka nevojë për ripaketim minimal për të punuar në smartfonët BlackBerry.
Në fillim të vitit të ardhshëm është planifikuar që BlackBerry të ofrojë një përditësim softuerik për përdoruesit që do të sjellin mundësinë që të bëhet përdorimi drejtpërdrejt i pakove .apk të Androidit në telefonë, pa ripaketim, përderisa mbështeten veçoritë e kërkuara nga aplikacionet.