23 Dhjetor 2024

Blackberry, RIM gjobitet me 147 milionë dollarë

San Francisko, 20 korrik - Gjykata në San Francisco të Kalifornisë ka vendosur në favor të kompanisë Mformation, e cila në vitin 2008 kishte paditur RIM-në për shkelje të të drejtave të patentave. RIM kishte refuzuar marrëveshjen, duke pohuar që nuk ka shkelur kurrfarë të drejtash për patenta, por procesi gjyqësor ka vërtetuar të kundërtën.

RIM menjëherë pas publikimit të aktvendimit ka apeluar, por gjërat nuk duken mirë për kanadezët.

RIM (Research in Motion) është prodhuese e pajisjeve BlackBerry të cilat deri në masivizimin e telefonave të avancuar mbretëronin në tregun enterprise, para së gjithash për shkak të shërbimit shumë të mirë të e-mailit.

Së fundi kjo kompani ka rënie konstante, ndërsa ky vendim i gjykatës së Kalifornisë do të mund të jetë edhe fatal.

Të drejtat për patente kanë të bëjnë me RIM BlackBerry Enterprise Server, produktin më profitabil të kësaj kompanie.

Aktvendimi thotë që RIM duhet të paguajë 8 dollarë amerikanë për çdo pajisje të shitur BlackBerry, dhe kur kjo shumëzohet me 18,4 milionë pajisje të shitura në SHBA, del shifra prej 147 milionë dollarësh amerikanë. Nuk janë marrë parasysh edhe aparatet që janë shitur në tregjet tjera botërore.

Ky vendim me siguri do të shkaktojë rënie të mëtejshme të vlerës së RIM, dhe shitja e kësaj kompanie ndonjërës prej IT kompanive të mëdha po bëhet opsion gjithnjë e më i mundshëm.

Si blerës kryesor përmendet Microsofti, që me blerjen e RIM do të mund të fitonte një hise të mirë të tregut mobil. Megjithatë, tani për tani nuk ka informata zyrtare për këtë, por vetëm parashikime të analistëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)