BlackBerry Q10, gati për tregun amerikan
New York, 6 qershor - Disa muaj pas lançimit të versioneve me prekje, në SHBA ka nisur shitja e BlackBerry Q10.
Shefi operativ në RIM, Kristian Tear, është shprehur se ka bërë zgjedhjen e duhur me lançimin fillimisht të versionit me prekje.
Z10-ta, i cili ofrohet vetëm me prekje, doli në shitje në fillim të këtij viti. Është vënë re se përdoruesit e BlackBerry-t preferojnë më tepër tastierën fizike, e cila ka qenë edhe një nga pikat më të forta të RIM.