BlackBerry prezanton tabletin më të sigurt SecuTablet
Otava, 15 mars - BlackBerry, PlayBook ka prezantuuar tabletin me siguri të lartë të dizajnuar për klientët qeveritarë dhe biznese të mëdha.
Ky është tableti i dytë i krijuar nga pas atij që ishte prezantuar në vitin 2011, PlayBook në tentativë për të luftuar me Applen dhe Samsungun, por performancat jo të mira kishin dërguar në dështim tabletin e kompanisë.
Tableti i ri i BlackBerryt quhet SecuTablet dhe është i bazuar në tabletin Samsung Galaxy Tab S10.5. SecuTablet ka 16GB hapësirë të brendshme dhe përkrah rrjetin LTE. SecuSmart, nën kompaninë e BlackBerryt, ka krijuar disa microSD karta të veçanta që ruajnë të dhënat dhe mundësojnë zgjerimin e hapësirës.
Ndërkohë kompania ka njoftuar se tableti i bazuar në atë të Samsungut është krijuar për të mbrojtur qeveritarët dhe kompanitë nga sulmet kibernetike.