BlackBerry mund të shitet
Otava, 13 gusht - Firma e prodhimit të telefonave inteligjentë BlackBerry njoftoi se mund të shitet.
BlackBerry, me qendër në Kanda, njoftoi të hënën se do të shqyrtonte mundësinë e shitjes ose të bashkimit me një firmë tjetër.
Kohët e fundit ajo hodhi në treg tre tipe të rinj telefonash BlacBerry, por shitjet e prodhimeve të saj kanë ardhur vazhdimisht në rënie.
Firma BlackBerry që më parë zinte gati gjysmën e tregut botëror të telefonave celularë inteligjentë, tani zë vetëm 3 për qind të këtij tregu.
Ky treg sot dominohet nga telefonët që përdorin sistemin operues Android, prodhim i firmës Google dhe nga telefonat Iphone të firmës Apple.
Në përpjekje për tu ristrukturuar dhe përmirësuar financiarisht firma BlackBerry pushoi nga puna 5 mijë punëtorë dhe mbylli disa prej fabrikave të veta.
Vlera e kompanisë në bursë ka rënë me mbi 70 miliardë dollarë gjatë viteve të fundit.