Blackberry largon nga puna 4500 punëtorë
Otava, 22 shtator - Prodhuesi kanadez i smartfonëve Blackberry ka shënuar një humbje prej 995 milion dollarësh dhe ka vendosur të shkurtojë plot 4500 vende pune për të pakësuar kostot.
Smartfonët e fundit Blackberry Z10 dhe Q10 dështuan në përpjekjet e tyre për të kapur një pjesë të konsiderueshme të tregut dhe kompania ka humbur betejën kundra Microsoft për vendin e tretë në tregun e sistemeve operative mobile pas Android dhe iOS.
Përveç shkurtimit të vendeve të punës Blackberry ka marrë edhe disa masa të tjera si p.sh uljen e modeleve të smartfonëve nga 6 në 4 të cilat do të kenë si synim shitjen ndaj kompanive.