25 Dhjetor 2024

Blackberry largohet nga Pakistani

Islamabad, 30 nëntor - Prodhuesi i telefonave Blackberry nuk do të jetë më i pranishëm në Pakistan. Kjo pasi qeveria e këtij vendi ka kërkuar të monitorojë të dhënat e klientëve.

Qeveria e Pakistanit dëshiron të ketë aksesin të monitorojë çdo mesazh, cdo email që dërgohet nëpërmjet telefonit, ka thënë kompania.

Në një blogspot bëhet e ditur se kishte vendosur të “dilte krejtësisht nga tregu”.

Kompania vijon më tej duke thënë se kërkesa e Pakistanit nuk ka të bëjë me sigurinë publike, por me një kërkesë për një ‘akses të lirshëm’.

Megjithatë deri në fund të 2015 kompania do të vazhdojë operimin, pasi ky është afati i fundit që i është caktuar nga qeveria.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)