BlackBerry lanson smartfonin e parë me sistemin Android
Otava, 6 nëntor - Prodhuesi i telefonave BlackBerry ka lansuar smartfonin e parë me sistemin Android.
Kjo është një qasje e re për kompaninë, e cila la luftuar për të tërhequr konsumatorë në sistemin e saj operativ BB10.
BlackBerry ka thënë se smartfoni i ri Priv u ofron konsumatorëve siguri të përmirësuar në krahasim me rivalët e tjerë Android.
Një pajisje që përpiqet të adresojë sigurinë në Android është një ide e mirë, por do të ishte edhe më e mirë tre vjet më parë, ka thënë Francisco Jeronimo, drejtor i kërkimeve në IDC kompani amerikane që ofron të dhëna për tregun financiar.
BlackBerry ka përjashtuar mijëra punëtorë gjatë viteve të fundit, duke mos mundur të përballojë konkurrencën e fuqishme nga firmat Apple dhe Samsung.