BlackBerry Bold 9900 i RIM, në shtator
New York, 10 qershor - Nisja e telefonit të mençur BlackBerry Bold 9900 nga Research in Motion është shtyrë të paktën deri në shtator.
Ndërsa rritet presioni mbi RIM për të lëshuar telefonin e ri të mençur, për ta ndihmuar atë të kthehet përsëri në treg, kompania është e ndjekur nga vonesa të të gjitha llojeve.
Përpjekjet e RIM për të rifituar lavdinë e humbur në tregun e telefonave të mençur janë dëmtuar nga vonesat në lëshimin e pajisjeve të reja dhe të sistemit operativ ONX.
Sipas një artikulli në një revistë për teknologjinë, telefoni, i cili duhej të ishte në dispozicion këtë verë, është vonuar nga RIM për shumë arsye.
Burimet pohojnë se asnjë faktor i veçantë nuk mund të mbahet përgjegjës për këtë vonesë, dhe se vonesa është rezultat i një kombinimi faktorësh.