20 Prill 2025

BlackBerry 10, telefoni më i ri i agjentëve sekret amerikan

New York, 14 nëntor - Marka e celularëve “BlackBerry” do të jetë në përdorimin të agjentëve sekret amerikanë duke zëvendësuar në këtë mënyrë marka si iPhone etj.

Zyra federale e informacionit ka deklaruar se sistemi i kompanisë kanadeze është më i sigurt për shkëmbimin e informacioneve sekrete mes agjentëve.

Kompania RIM ka patur gjithnjë si pikën e saj më të fortë sigurinë, ndryshe kjo nga kompanitë e tjera Android, IOS dhe Windows Phone, të cilat nuk kanë qenë në lartësinë e duhur.

Në modelin më të ri BlackBerry 10 në kartën e saj të memories, mbi të dhënave të fshira do të shkruhen të dhëna të reja, në mënyrë që të mëparshmet të zhduken përfundimisht.

Megjithatë për shkak të problemeve që ka patur kjo kompani sipas analistëve është e vështirë që të nxjerrin në treg sistemin e ri operativ BlackBerry 10 dhe modelet e reja smartphone para vitit 2013.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)