23 Dhjetor 2024

Biznesi nga Iowa interesohet për potencialet në sektorin e TI-së

Prishtinë, 29 qershor – Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet Kosovës dhe shtetit amerikan të Iowas, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë priti një delegacion të shoqatës së bizneseve Greater Des Moines Partnership e cila përfaqëson rreth 6000 kompani anëtare.

Delegacioni afarist nga shteti i Iowas i drejtuar nga David Maahs, u takua me kompanitë e sektorit të Teknologjisë Informative, për të mësuar rreth potencialeve që ky sektor mund të ofrojë për bizneset amerikane, posaqërisht në fushën e nënkontraktimit të proceseve afariste.

Gjatë takimit anëtarët e Odës Amerikane patën mundësi të shkëmbejnë përvojat e tyre dhe sfidat me të cilat bizneset e tyre vazhdojnë të përballen, përfshirë qasjen në financa për bizneset e reja, si sfidën kryesore që një biznes të zhvillohet dhe të rritet.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka bashkëpunim të ngushtë me disa organizata në shtetin amerikan të Iowas me qëllim të fuqizimit të Partneritetit Vllazëror Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Iowas.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)