Bing nuk përbën kërcenim për Google
SHBA, 10 qershor - Statistikat e reja të \"comScore\" tregojnë se motori i kërkimit Bing, i Microsoftit, nuk mund të jetë një kërcënim për Google.
Sipas një raporti në Christian Post, të dhënat e reja të lëshuara nga \"comScore\" për motorët e kërkimit, informojnë se Google në SHBA ka 65.4 për qind të tregut të kërkimit ndërsa Yahoo dhe Bing i Microsoft zënë vendin e dytë dhe të tretë me respektivisht 15.9 dhe 14.1 për qind.
Edhe pse Bing-ut do t′i duhet një kohë e gjatë përpara se të fillojë të matet me Google, ky motor kërkimi ka fituar një pjesë të rëndësishme të tregut që nga nisja e tij.