Bing, motori i ri i kërkimit për BlackBerry-n
New York, 5 maj - Platforma e kërkimit Bing, e Microsoft-it, do të bëhet pjesë integrale e telefonave BlackBerry OS të RIM-së.
Në njëfarë mënyrë ashtu siç Androidi është fuqizuar nga Google, BlackBerry-t do t′i vijë \"në ndihmë\" motori i kërkimit Bing.
Gjatë një prezantimi nga Steve Ballmer, drejtor ekzekutiv i Microsoft, u njoftua se Bing do të \"integrohet thellësisht\" në platformën e telefonit të mençur.
Ballmer e përshkruajti integrimin si \"diçka që do të krijojë një eksperiencë unike për miliona përdorues të BlackBerry\".
Kjo shihet si tentativa e fundit e Microsoft për të bërë emrin e Bing po aq të njohur dhe të përfshirë sa Google.
Kompania ka rritur prezencën e saj në tregun e kërkimit në një mënyrë të sukseshme. Përveç kësaj, Bing do të bëhet shërbimi i kërkimit për të gjithë telefonat Nokia, ndërkohë që prodhuesi gjigand fillon të ndryshojë vëmendjen e tij drejt \"Windows Phone 7\".
Microsoft nuk dha një afat kohor se kur BlackBerry do të fillojë ofrimin e shërbimit të ri.