21 Prill 2025

Bill Gates tërhiqet nga posti i tij në Microsoft

New York, 4 shkurt - Kompania Microsoft ka shpallur se themeluesi i saj, Bill Gates, po tërhiqet nga posti i tij si kryesues i kompanisë.

Mëtutje, në shpalljen e sotme të kompanisë, theksohet se zoti Gates do të ketë rol të ri si këshilltar teknologjik.

Microsoft, poashtu, ka shpallur se Satya Nadella, i lindur në Indi, është emëruar shef i ri ekzekutiv i Microsoftit.

Nadella, 46 vjeçar, është pjesë përbërëse e kompanisë për 22 vjet.

Pas Bill Gates dhe Steve Ballmer, Satya Nadella është shefi i tretë ekzekutiv në historinë 39 vjeçare të kompanisë Microsoft.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)