Bill Gates prezantoi nismën e teknologjisë për energjinë e pastër
Paris, 1 dhjetor - Themeluesi i kompanisë \"Microsoft\" Bill Gates ka paraqitur në samitin e klimës të OKB-së në Paris në bashku me presidentin e ShBA-së Barak Obama dhe udhëheqës të tjerë botërorë, një plan për kërkimin dhe zhvillimin e teknologjisë së energjisë së pastër.
Njoftohet se të paktën 19 qeveri dhe 28 investitorë kryesorë botërorë e kanë nënshkruar deri më tani planin, duke përfshirë themeluesin e \"Facebook\"-ut Mark Zuckerberg, miliarderin George Soros, princin saudit Alaweed bin Talal dhe themeluesin e gjigantit kinez të tregtisë në internet \"Alibaba\" Jack Ma.
Miliarda dollarë pritet të investohen në këtë projekt, i cili synon uljen e kostos së energjisë së pastër.
Bill Gates është shprehur se do të shpenzojë një miliard dollarë për planin dhe është quajtur si \"arkitekti intelektual\" i përpjekjeve për të tërhequr investitorë të tjerë të fuqishëm.