Bien shitjet e Samsung Galaxy S5
Seul, 8 qershor - Në fillim, telefoni inteligjent Samsung Galaxy S5 pati një bum shitjesh, por tani kompania jugkoreane ka njoftuar se kanë rënë porositë për ta blerë këtë telefon për 25 për qind.
Ky nuk është një lajm i mirë për Samsung, pasi shumë besojnë se kjo ka ndodhur për shkak se konsumatorët po presin për të blerë iPhone 6.
Sipas raporteve të shitjeve nga Tajvani, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2014 janë shitur rreth 21 milionë Samsung Galaxy S5.
Në tremujorin e tretë të këtij viti, Samsung do të tregtojë vetëm 15 milionë telefona. Shitjet e telefonit inteligjent Galaxy S4 gjithashtu ranë nga 6 milionë njësi në 5 milionë njësi.
Samsung beson se shumica e blerësve po presin për iPhone 6. Megjithatë, edhe pajisjet e tjera Android, si HTC One M8 dhe LG G3, kanë ndikuar në rënien e shitjeve të telefonave inteligjentë të kompanisë Samsung.
Aktualisht, ka shumë diferencë mes vendit të parë dhe të dytë, por edhe pse Samsung kryeson në botën e telefonave, ata më të rinjtë zakonisht janë më të pëlqyerit