23 Dhjetor 2024

Bie shitja e kompjuterave

New York, 24 janar - Kompania IDC thotë se dërgesat e kompjuterave në regjionin EMEA (Evropa, Lindja e mesme dhe Afrika) gjatë çerekut të fundit të vitit 2011 kanë rënë për 6.5% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2010.

Dërgesat e kompjuterave portativ kanë rënë gjatë çerekut të fundit të vitit 2011 në 15.4%, derisa dërgesat e portativëve “të zakonshëm” kanë rënë për 3.1%.

Krahas pasigurisë ekonomike, si arsyeja kryesore për rënien e dërgesave të kompjuterëve theksohet popullariteti gjithnjë e më i madh i tabletëve.

IDC thekson se mungesa e disqeve të forta e shkaktuar nga vërshimet në Tajlandë pati ndikim të vogël mbi dërgesat e kompjuterëve gjatë çerekut të katërt të vitit të kaluar duke pasur parasysh se këta kompjuter kryesisht janë prodhuar para kohës së vërshimeve katastrofale.

Në mesin e prodhuesve po udhëheq HP me posedim prej 20.2% të tregut, ndërsa pasohet nga Acer (12.1%), Dell (11.1%), Asus (11.0%) dhe Lenovo (8.1%).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)