Bërthama e Tokës, 1000 gradë më e nxehtë se sa mendohej
Florida, 28 prill - Bërthama e Tokës është rreth 1 000 Gradë me e nxehtë sesa mendohej më parë, duke shkaktuar nxehje në sipërfaqe të planetit tonë, po aq sa dhe dielli na ngroh.
Eksperimentet e reja nga shkencëtarët kanë vërtetuar se bërthama është 6 mijë gradë e nxehtë, dhe jo 5 mijë sa matja e fundit e bërë.
Duke përdorur rrezet X për të shqyrtuar sjelljen e kristaleve të hekurit, duke vënë mostra hekuri me presion ekstrem, u ekzaminua dhe vërtetua sesi kristalet e hekurit shkrinë dhe ndërruan formë.
Bërthama e Tokës është në formë topi e përbërë nga hekur dhe me madhësinë e një hëne. Bërthama rrethohet nga masë dinamike e madhe e hekur nikel, i lëngshëm.
Eksperimenti i bërë në vitet 1990 duke matur shkrirjen e hekurit provoi se temperatura aty ishte, 6 mijë gradë.