Berisha dhe Thaçi përurojnë autostradën dixhitale Tiranë-Prishtinë

Morinë, 20 nëntor - Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi ishin sot në Qafë Morinë ku kanë përuruar autostradën dixhitale Tiranë-Prishtinë.
Në fjalën e tij, kryeministri Berisha e cilësoi këtë projekt si shumë të rëndësishëm ndërsa theksoi se autostrada dixhitale do tu ofrojë të rinjve internet të cilësisë së lartë.
Në fjalën e tij, kryeministri Berisha e cilësoi këtë projekt si shumë të rëndësishëm ndërsa theksoi se autostrada dixhitale do tu ofrojë të rinjve internet të cilësisë së lartë.
Kryeministri Berisha e cilësoi këtë linjë interkonjeksioni me fiber optike si autostraden dixhitale te kombit, nepermjet te ciles te rinjte dhe qytetaret shqiptare nga te dyja anet e kufirit do te marrin internet me shpejtesi te larte.
Ndertimi i kesaj linje prej 1500 kilometra fibra optike, e rrit aksesin direkt ne rrjetitn nderkombetar te internetit ne 140 gigabite/sekonde, nga 30 qe eshte aktualisht. Duke qene se per pjesen e shqiperise ky eshte nje investim publik nga OST dhe posta shqiptare, ne kuader te projektit shqiperia digitale, kryeministri berisha e cilesoi kete investim nje premtim te mbajtur qe pritet te ule ndjeshem cmimet per perdorimin e internetit dhe dhurate per te rinjte ne 100 vjetorin e Pavaresise.
Ju e dini besimin tim të madh te sektori privat, por në gjithë këto vite investimi i vetëm publik, përveç rrugëve, shkollave, spitaleve dhe ujësjellësve, është ky investim nga Posta Shqiptare. Kjo është bërë me qëllimin e vetëm për tu garantuar shqiptarëve internetin me çmimet më të ulëta në Evropë. Ne kohërat na mbajtën mbrapa në mënyrën më të pamerituar, por ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të kapur dhe kapërcyer kohën e humbur. Shqipëria dixhitale është projekti më i sigurt i kapërcimit të prapambetjes që trashëguam, tha Berisha.
Inaugurimi i autostrades dixhitale te internetit me baze te gjere ne piken kufitare te Qafe Morines per Kryeministrin Hashim Thaci dhe Sali Berisha, perveç modernizimit, ka dhe nje domenethenie tjeter, simboliken e bashkimit te kombit nepermjet pikes ku jane kryer luftrat shekullore per çlirimin dhe pavaresi nga kryengritjet e shekulli te 19-te deri ne luften per clirimin e Kosoves.
Pika qe në vitin 1999 na ndante me Shqiperine, sepse ishim nen Serbine, sot na bashkon. Na bashkon ne synimin tone te perbashket drejt integrimit europian, por jam i nderuar vecanersht qe kjo eshte dhe vendlindja e kryeministrit Sali Berisha, bashkevendasit e te cilit luftuan krah per krah me UCK per çlirimin e Kosoves dhe une dua t'i shpreh atje nje mirenjohje të veçante, tha Thaçi.
Unë jam këtu për tu zotuar së bashku me kryeministrin Hashim Thaçi se do të bëjmë gjithçka që këto ndërtesa ti shndërrojmë në virtuale, në simbolike. Kombi do të qëndrojë një dhe vetëm një. Edhe një herë dua ti uroj të gjithë qytetarëve të Kosovës, gëzuar 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar! Shpreh edhe një herë zotimin tim se do të bëjmë gjithçka që shqiptarët kudo që jetojnë, nën moton të bashkohemi me njëri - tjetrin, të bashkohemi me Evropën, të ndjejnë veten një në çdo skaj të trojeve etnike shqiptare, tha Berisha.
Te dy Kryeministrat do te jene serish se bashku ne daten 27 nentor, kur sipas axhendes se festimeve per paaresine do te inaugurojne perfundimin e autostrades Morine-Prishtine, nje veper qe shkurton ndjeshem distancen mes dy kryeqyteteve shqiptare dhe rrit potencialin per zhvillim te Shqiperise dhe Kosoves.