26 Dhjetor 2024

Belgjika hedh në gjyq "Facebook"-un

Bruksel, 17 qershor - Shteti belg bëri kallëzim penal ndaj rrjetit social “Facebook”. Komisioni Kombëtar belg për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nisi një veprim ligjor kundër Facebook-ut, ku e akuzon rrjetin social se përgjon përdoruesit në ueb, madje monitoron aktivitetet e tyre edhe nëse nuk kanë një llogari në Facebook.

Komisioni paditi muajin e kaluar Facebook-un së bashku me homologët e tij në Gjermani, Holandë, Francë dhe Spanjë, pasi sipas tyre ky rrjet social ka shkelur ligjet evropiane të privatësisë.

“Edhe ai që refuzon të ndiqet, është i ndjekur. Facebook e di se kush janë faqet më të frekuentuara nga njerëzit, pa i lajmëruar ata, duke thyer kështu normat që mbrojnë privatësinë”, thotë kreu i komisionit, Willem Debeuckelaere.

Padia e nisur nga komisioni belg është quajtur si ‘teatrale’ nga një zëdhënëse e shoqërisë, e cila ka shprehur gjithë habinë e saj për një lëvizje që vjen pak ditë para takimit të palëve, i caktuar për të enjten e ardhshme.

“Jemi të habitur dhe të zhgënjyer që, pasi Komisioni ra dakord që të takohet me ne më 19 qershor për të diskutuar rekomandimet e tyre, ata ndërmorën veprimin “teatral” duke hedhur në gjyq Facebook-un në Belgjikë tri ditë para takimit,” deklaroi zëdhënësja e Facebook-ut, Tina Kulow.

“Edhe pse ne jemi të bindur dhe besojmë që gjetjet e Komisionit janë të pabaza, do të vazhdojmë me dëshirë të bashkëpunojmë për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave,” u shpreh Kulow.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)