Belgjika gjobit Facebook-un
Siç theksojnë mediat belge, Facebook doemos duhet të paguajë gjobë në vlerë prej 250 mijë eurosh në ditë, nëse nuk ndalet me ndjekjen e përdoruesve të internetit të ciët njëkohësisht nuk janë anëtarë të këtij rrjeti social.
Gjykatësi urdhëroi rrjetin social Facebook që të ndërpresë ndjekjen e aktiviteteve në internet të përdoruesve në Belgjikë në afat prej 48 orëve nga momenti kur palët të marrin vendimin e Gjykatës, theksuan nga Gjykata belge.
Vendimi, të cilin si masë të përkohshme e mori Gjykata në Bruksel, ka të bëjë me përdoruesit e internetit të cilët nuk janë anëtarë të rrjetit shoqëror amerikan dhe të cilin, për dallim nga ata që kanë hapur llogari në Facebook, nuk e kanë autorizuar këtë rrjet që të shfrytëzohen të dhënat e tyre.
Facebook më herët hodhi poshtë akuzat, duke theksuar se respektojnë ligjet evropiane në ruajtjen e të dhënave.