Bechtel me projekt për nxjerrjen e lëndëve të para në asteroide
Florida, 23 prill - Kompania e madhe inxhinierike dhe e ndërtimit e SHBA-së Bechtel njoftoi mbi bashkimin me projektin "Burimet planetare" për nxjerrjen e mineraleve të dobishme nga asteroidët.
Siç deklaroi Kreu i kompanisë Riley Bechtel, nxjerrja e lëndëve të para minerare në asteroidë me ndihmën e robotëve mund të fillojë që në vitet 2023-2028.
Detyrën e saj më të afërt kompania konsideron kërkimin e ujit në asteroide, i cili do të përdoret për të siguruar energjinë e nevojshme për punimet kozmike.
"Duke shpërbërë ujin në hidrogjen dhe oksigjen, ne mund të prodhojmë karburant për anijet kozmike dhe robotët e minierave. Ne i kemi vënë vetes detyrën që të bëhemi kompania më e madhe për prodhimin e karburantit në asteroide", - deklaroi Riley Bechtel.