22 Dhjetor 2024

BE zgjeron luftën kundër dezinformimit rus në internet

Bruksel, 17 dhjetor - Me fushata dezinformuese, Moska dëshiron të ndikojë sistematikisht jo vetëm në SHBA, por edhe në Evropë. Tani krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së duan të kalojnë në ofensivë.

Ende zyrtarët e BE-së, të cilët do t‘i luftojnë lajmet dezinformuese ruse janë vetëm një ekip i vogël. 14 ekspertë të komunikimit dhe analistë të Shërbimit Evropian të Jashtëm e formojnë të ashtuquajturën Task Force StratCom Lindore.

Që atëherë, Task Forca thuhet se ka dokumentuar 4.500 raste dhe ka zbuluar mekanizmat, teknikat dhe synimet e burimeve ruse. Tani BE dëshiron të kalojë në ofensivë  jo me metodat e rusëve, por duke informuar publikun evropian.

Me rastin e zgjedhjeve evropiane në vitin e ardhshëm, BE ka rritur buxhetin e Task Forcës për vitin 2019 deri në pesë milionë euro dhe ka në plan të zgjerojë grupin e analizës me 50 punonjës. Kjo duhet të ndihmojë në parandalimin e Moskës, që të përpiqet si në zgjedhjet presidenciale amerikane të ketë ndikim në zgjedhjet në Parlamentin Europian, për shembull duke nxitur atmosferën për partitë antievropiane,

"Nëpërmjet fushatave të koordinuara mirë mundet që edhe një demokraci e qëndrueshme të bëhet e pasigurtë ose, në rastin më të keq, mund ta dobësosh ose minosh atë," thotë një zëdhënës i BE-së.

Se si funksionon kjo në praktikë tregohet nga rasti i ish-agjentit të inteligjencës ruse Andrei Skripal. Kur ai dhe vajza e tij u helmuan në Angli në mars dhe u dërguan në spital, mjekët gjetën helmim me neurotoksinën Nowitschok të prodhuar në Rusi. Kur qeveria britanike u drejtua me gisht nga Moska, rusët reaguan menjëherë. Në faqe të ndryshme të internetit dhe platforma të rrjeteve sociale u përhapën deri në 20 versione të ndryshme të rastit, të cilat duan ta vënë në pikëpyetje versionin britanik.

"Në fund, pastaj shumë evropianë nuk besonin më asgjë, fatkeqësisht as edhe të vërtetën", tha një zëdhënës i BE-së. Dhe në konfliktin Ukrainë-Rusi, sipas BE-së, aktorët rusë janë përpjekur me forcë për të ndikuar tek tre grupe në Gjermani: gjermanët rusë, AfD dhe Partia e Majtë. Me moton: "Forco skajet politike dhe kështu destabilizon edhe sistemin".

Ndonjëherë është e mjaftueshme për të thënë vetëm një pjesë të s7 vërtetës, por duke fryrë aspekte të caktuara, apo duke dhënë indikacione të rreme, - të njohura në zhargon profesional si  ‘Artificial Enhancement" - mund ta shtrembëruar diskursin publik, shpjegon një ekspert i BE.

Për shumicën mesatare të përdoruesve të medias, është shumë e vështirë të identifikohen artikujt e rremë të pandershëm dhe postimet e mediave sociale si lajme të rreme. Studimet kanë vërtetuar se dezinformatat përhapen në rrjet gjashtë herë më shpejt sesa informacionet autentike.

Pra, krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së tani duan të kalojnë në ofensivë. Ka një plan veprimi që duhet të zbatohet nga Komisioni. Së pari institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare do të vendosen në rrjet me njëri-tjetrin. Përveç kësaj, edhe sektori privat (Google, Twitter dhe Facebook) dhe NATO dhe G-7 do të futet në bord.

Qëllimi: një shkëmbim më i ngushtë i informacionit, në mënyrë që të veprohet më shpejt dhe së bashku kundër lajmeve të rreme. Duhet të krijohet një sistem paralajmërues i hershëm, i cili në kohë reale paralajmëron për fushatat ruse të dezinformimit.

Publiku evropian duhet të sensibilizohet me një udhëzues për të falsifikuar informacionin në internet. Deri më tani, ka vetëm një Newsletter - broshurë online-, e cila i adresohet ekskluzivisht tek persona të brendshëm dhe gazetarët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)