BE: unifikon mbushësit e celularëve
Bruksel, 10 shkurt - Celularët në Evropë do të kenë mbushësit të unifikuar, deklaroi Komisioni i BE-së, më 8 shkurt.
Kjo shënon se në të ardhmen celularët e kompanive të ndryshme do të përdorin të njëjtin mbushës. Direktiva synon pakësimin e mbetjeve elektronike.
Derti tani 14 kompani përkrahin e këtë karikues duke ofruar standardin mini-USB. Mes tyre përfshihen kompanitë Apple, Moto, Nokia, Sumsung, Sony, Huawei etj. Ky mbushësit standard, parashikohet të dalë në treg brenda vitit.
Nëse mbushësit standard do të përdoret në mbarë botën, parashikohet se ai do të pakësojë të paktën 50 mijë tonë mbetje elektronike në vit.