BE rekomandon një kod etikë për të luftuar keqinformimin online
Bruksel, 14 mars - Një grup ekspertësh të mandatuar nga Bashkimi Evropian (BE) rekomandon që platformat digjitale dhe rrjetet sociale të respektojnë një "kod etike" për të luftuar keqinformimin online, sipas një raporti të publikuar ditën e hënë.
Në mesin e "10 parimeve bazë" të rekomanduara radhiten transparenca, diversiteti dhe besueshmëria e informacioneve, sipas komisares evropiane për Çështjet Digjitale, Mariya Gabriel, e ngarkuar për këtë çështje.
Gabriel tha në një intervistë dhënë të premten për median se ishte i nevojshëm dyfishimi i përpjekjeve kundër keqinformimit online, veçanërisht gjatë periudhave zgjedhore, kur na ndajnë vetëm 15 muaj nga zgjedhjet evropiane.
Komisionerja bullgare ngriti këtë grup pune në muajin janar, i përbërë nga 40 përfaqësues të mediave të rëndësishme evropiane (RTL, Mediaset, Sky News), shoqërisë civile (RSF) gjigantëve të teknologjisë (Facebook, Twitter dhe Google), si dhe pedagogë e gazetarë.