26 Dhjetor 2024

BE padit zyrtarisht kompaninë Google

Bruksel, 16 prill - Bashkimi Evropian paditi zyrtarisht kompaninë Google për abuzim me pozicionin e saj dominues për kërkimet në Internet.

Komisionerja e BE-së për Konkurrencën Margrethe Vestager tha se firma Google ka favorizuar sistematikisht prodhimet e saj për kërkimet në rrjet, duke dëmtuar konkurrencën e lirë.

Analistët thonë se BE-ja mund të gjobisë kompaninë me deri 6 miliardë dollarë dhe të kërkojë nga Google të bëjë ndryshime në mënyrën si operon.

Komisioni Evropian ka hapur gjithashtu një hetim anti-monopol për të parë në se Google ka hyrë në marrëveshje që forcojnë pozitat e saj në dëm të konkurrencës së  lirë ose ka abuzuar me pozicionin e saj në fusha si sistemet operative, aplikacionet dhe shërbimet për pajisjet e telefonave inteligjentë. Google është kompania që ka krijuar sistemin operativ Android.

Presidenti amerikan Barack Obama ka vënë në pikëpyejtje përpjekjet e BE-së për të dobësuar forcën e kompanive amerikane të teknologjisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)