23 Dhjetor 2024

BE nis një projekt për internet pa pagesë për të gjithë Evropën

Bruksel, 22 mars - Bashkimi Evropian ka nisur zbatimin e një projekti prej 120 milionë eurosh për financimin e internetit pa pagesë përmes pajisjeve Wi-fi Hotspot, në të gjithë kontinentin në vende si biblioteka, muze dhe parqe.

“Qëllimi i këtij programi është ta bëjmë Evropën të dukshme dhe të dobishme për qytetarët tanë gjatë aktiviteteve të tyre të përditshme”, deklaroi komisionerja e Ekonomisë Dixhitale të BE-së,  Mariya Gabriel.

Projekti është pjesë e përpjekjeve për të kapërcyer barrierat kombëtare për lidhjen brenda 28 vendeve anëtare të BE-së, dhe vështirësitë në sigurimin e internetit me shpejtësi të lartë për zonat rurale.

Sipas skemës, komunat në të gjithë BE-në mund të aplikojnë për blerjen e pajisjeve wi-fi për vendet publike me vlerën e 15 000 eurove .

Fillimisht, Komisioni do të paguajë vlerën e 1000 dollarëve për instalimin e wi-fi, por qytetet e përzgjedhura për të marrë pjesë në skemë do të duhet të mbulojnë kostot e mirëmbajtjes. (

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)