BE kërkon më shumë siguri tek smartphone-t
Bruksel, 14 shtator - Prodhuesit e smartphone-ve dhe krijuesit e programeve duhet të tregojmë më shumë kujdes sa i takon sigurisë.
Këtë gjë kërkon Agjencia e Rrjetit dhe Sigurisë së Informacionit në BE (ENISA).
Telefonat e zgjuar janë më të rrezikshem se sulmuesit nga hakerat. Një program i infektuar i Android infektoi qindra telefona.
Kompanitë që prodhojnë këto lloj telefonash si edhe përdoruesit e tyre janë shumë të shqetësuar lidhur me këtë çështje. Siguria në përdorimin e tyre është shumë e rëndësishme pasi me anë të telefonit kryen shumë transaksione bankare.
Në katër ditët e fundit Symantec raporton se janë bërë rreth 50 000 deri në 200 000 shkarkimi për sigurinë e telefonave