BE heton marrëveshjen Facebook-WhatsApp
Bruksel, 12 shtator - Bashkimi Europian po heton nëse shuma e madhe e parave që Facebook ka paguar për blerjen e WhatsApp është e mirë për publikun, dhe do të vendosë në fillim të muajit të ardhshëm nëse do ta ratifikojë marrëveshjen.
Facebook e pati blerë aplikacionin e famshmë të komunikimit për 16 miliardë dollarë në shkurt të këtij viti, mirëpo Bashkimi Evropian ende duhet ta rishikojë këtë marrëveshje mes palëve, për të marrë një qëndrim rreth saj.
BE mund të vendosë se blerja nuk ka asnjë problem për qytetarët e saj ose mund të kërkojë një rishikim të plotë të marrëveshjes, varësisht nga reagimet që merr nga palët e treta të cilat gjithashtu ofrojnë aplikacione të mesazheve dhe kompanitë e telefonisë celulare.