BE formon task force për sigurinë e internetit
Bruksel, 15 qershor - Sulmet e fundit kibernetike ndaj disa kompanive dhe institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare, kanë nxitur Komisionin e BE-së, të formojë \"Grupin e reagimit të jashtëzakonshëm\" apo një \"task-force\" për sigurinë e rrjeteve kompjuterike.
Qëllimi konsiston te parandalimi i sulmeve të \"hacker-ave\" në rrjetet kompjuterike të BE-së.
Ky grup i përbërë nga 10 specialistë të teknologjisë së informacionit, do të përgjigjet për sigurinë rrjeteve kompjuterikë, duke përshirë Komisionin e BE-së, Parlamentin Evropian, Komitetin rajonal, dhe institucione kryesore të BE-së.
Në të njëjtën kohë, Komisioni i BE-së u bëri thirrje vendeve anëtare të ngrenë edhe ato njësi \"task-force\", për të mbrojtur rrjetet kompjuterike.