24 Dhjetor 2024

BE e urdhëron "Apple"-in të paguajë 13 miliardë euro taksa

Bruksel, 31 gusht - Rregullatorët antimonopol të BE-së e kanë urdhëruar gjigantin amerikan "Apple" të paguajë rreth 14.5 miliardë dollarë taksa, që ata thonë se kompania detyrohet në një çështje që ka të bëjë me lidhjet e "Apple"-it me Irlandën.

Për vite me radhë, "Apple" e ka pasur bazën e aktivitetit të vet në Europë në Irlandë, vend që ka ndër taksat më të ulëta të biznesit në botë.

Megjithatë, një vendim i ri nga rregullatorët antimonopol europianë i kërkon \"Apple\"-it të paguajë rreth 13 miliardë taksa që ata pretendojnë se kompania detyrohet për rreth 20 vjetët e kaluar.

Komisionerja Europiane për Konkurrencën Margrethe Vestager shprehet:

"Përfitimet tatimore të 'Apple'-it në Irlandë janë të paligjshme. Dy vendime lidhur me taksat të dhëna nga Irlanda e kanë reduktuar në mënyrë artificiale barrën tatimore të 'Apple'-it për më shumë se dy dekada, në kundërshtim me rregullat e ndihmës shtetërore të BE-së. \'Apple\' duhet tani të shlyejë përfitime me vlerë deri në 13 miliardë euro plus interesin.\"

"Trajtim selektiv" në Irlandë i ka lejuar "Apple"-it të paguajë një taksë biznesi që përbën vetëm një për qind të fitimeve të saj në Europë në vitin 2003, ndërsa në vitin 2014 vetëm 0.005 për qind.

Vendimi i BE-së është kritikuar ashpër nga "Apple" dhe nga qeveria amerikane, të cilat thonë se skema e taksave e Irlandës është krejtësisht e ligjshme. Megjithatë, Margrethe Vestager thotë se çështja lidhet specifikisht me fitimet e realizuara e të regjistruara në Europë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)