BE do t'u ndalojë fëmijëve Facebook-un
Bruksel, 16 dhjetor - Bashkimi Europian mund tju ndalojë fëmijëve nën 16-vjeç përdorimin e Facebook-ut, Snapchat-it apo çdo shërbimi tjetër të komunikimit me mesazhe, nëse për këto veprime nuk kanë lejen e prindërve.
Me shumë gjasë, kjo mund të ndodhë brenda javës si rezultat i votimit në Komisionin e të Drejtave Qytetare dhe Çështjeve të Brendshme të Parlamentit Europian.
Kundër një nisme të tillë shprehen si drejtuesit e rrjeteve sociale, ashtu edhe disa ekspertë të sigurisë në internet, të cilët mendojnë se efekti i saj ka për të qenë pikërisht ai i kundërti dhe fëmijët do të bëhen më të cenueshëm.
Argumentet e tyre janë se të miturit do të privohen nga mundësi edukimi apo socializimi, ndërsa të tjerë thonë se adoleshentët me probleme, nuk do të kërkojnë dot më zgjidhje online.