BE, 900 milion dollarë për lasera
Bruksel, 30 tetor - Bashkimi Europian parashikon të ndërtojë dy lasera nga më të fuqishmit për të shkatërruar mbeturinat bërthamore dhe ndoshta të sigurojë trajtime të reja për kancerin.
Sipas zëdhënësit të Komisionit Evropian për politikën rajonale Shirin Wheeler, laserët do të ndërtohen në Republikën Çeke dhe Rumani, ndërsa një qendër e tretë kërkimore do të ndërtohet në Hungari.
Projekti është quajtur Drita Ekstreme e Infrastrukturës dhe pritet të kushtojë 900 milionë dollarë.