BB mbështetë Kosovën për përforcimin e sigurisë kibernetike
Ekspertët e saj kanë bashkëpunuar ngushtë me Qeverinë dhe institucionet tjera përgjegjëse në rishikimin e politikë-bërjes, kornizave ligjore dhe rregulluese, për edukim dhe trajnime si dhe miratimin e standardeve dhe teknologjive ndërkombëtare për siguri kibernetike.
Me zhvillimin dinamik të të dhënave digjitale dhe shfrytëzimin e pajisjeve që përdorin një gamë të gjerë të frekuencave, rreziqet kibernetike duke u rritur rrufeshëm ndaj rrjeteve që administrohen nga Qeveria e Kosovës, operatorëve të infrastrukturës së rëndësishme kombëtare (sidomos të shërbimeve publike), kompanive brenda dhe mbi sektorët e telekomunikimit dhe financiar, si dhe ekonomive familjare janë.
Për shembull, rrjetet e pasigurta mund të mundësojnë rrjedhjen e informatave të ndjeshme apo të shkaktojnë mosfunksionim të sistemeve që ofrojnë shërbime publike (siç është ujësjellësi, rryma apo transporti)
Në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Banka Botërore ka lehtësuar një punëtori, të titulluar Siguria Kibernetike në Kosovë: Dialogu për Prioritetet Strategjike. Pjesëmarrës nga Qeveria, sektori privat deh shoqëria civile diskutuan rreth të gjeturave të Vlerësimit të quajtur Cyber Security Capacity Maturity Model (Modeli i Pjekurisë së Kapacitetit të Sigurisë Kibernetike), i cili është zhvilluar nga Qendra Globale për Kapacitetet e Sigurisë Kibernetike pranë Universitetit të Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar.
Ekspertët e sigurisë kibernetike u fokusuan në situatën aktuale në Kosovë, përfshirë edhe iniciativat relevante politike të sektorit publik si dhe mundësitë për edukimin dhe trajnimin e sektorit publik dhe privat rreth sigurisë kibernetike, dhe përvojën e sektorit privat në adresimin e rreziqeve të sigurisë kibernetike.
"Është obligim i institucioneve që të gjejnë një balancë të arsyeshëm nëmes të përdorimit racional të internetit dhe gjetjes së formave më adekuate përtu siguruar që të mos ketë qasje të paautorizuar ashtu që të mos përdoret përqëllime të këqija, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, BlerandStavileci.
Stavileci nënvizoi se pa fushën eteknologjisë informative dhe komunikimeve elektronike sot nuk mund tëparamendohet asnjë sektor i ekonomisë.Mirëpo, aq sa kjo fushë mund të sjellë efekte pozitive dhe dobi të shumta në tëgjithë sektorët e ekonomisë, në anën tjetër bart me vete edhe disa rreziqe potenciale.
Rritja e sigurisë kibernetike sipas Stavilecit, është një tendencë globale dhe vendi ynë në kohën e duhur ka nisur projektin eraportit diagnostikues, i cili hap shtegun që ne të kemi një StrategjiKombëtare për Mbrojtjen Kibernetike, duke ditur se zhvillimi i këtij sektoripërbën një prioritet të Qeverisë.
Nga ana e tij, Drejtori i BankësBotërore për Kosovë, Jan Peter Olters tha se varësia e rritur nga interneti, siburim i informatave dhe si një instrument menaxhues, krijon mundësi të pafundmepor gjithashtu edhe bartë edhe rreziqe të reja.
Sipas tij, duke i kushtuar një vëmendjetë vazhdueshme dhe të thelluar sigurisë kibernetike familjet, kompanitë dheqeveria mund të përfitojnë nga qasja në informata, fuqizimi i menaxhimit dhembikëqyrjes, tregtisë në zhvillim, dhe komunikimit në përmirësim duke qenë tëmbrojtur deri në një masë nga krimet kibernetike dhe rrjedhjet e sigurisëkibernetike.
Michael Goldsmith UD i Drejtorit të Qendrës Globale tëKapaciteteve për Siguri Publike (GCSCC) ka vlerësuar interesimin einstitucioneve të Kosovës që në bashkëpunim me partnerët ti japin një rëndësitë veçantë rritjes së sigurisë kibernetike si diçka fondamentale në zhvillimine IT dhe shërbimeve elektronike.
Më pas Lara Pace, Menaxhere eKëmbimit të Njohurive GCSCC ka prezantuar Raportin Kapaciteti i SigurisëKibernetike në Kosovë, i cili përmbante pesë dimensione.
Ndryshe, Banka Botërore përmes GCSCC ështëduke ndihmuar Kosovën për të forcuar sigurinë kibernetike përmes pilotprojektit për vlerësimin e ndërtimit të kapaciteteve që synon identifikimin ezbrazëtirave kibernetike në vend.
Agim Kukaj, Kryesues i Departamentit të Postës, Telekomunikimit, dhe Teknologjisë Informative dhe Komunikuese pranë Ministrisë së Kosovës për Zhvillim Ekonomik si dhe homologu kryesorë nga qeveria për vlerësimin dhe për punëtorinë tha Vlerësimi tregoi një pamje reale të anëve të forta dhe të dobëta të kapaciteteve të sigurisë kibernetike të kategorive të ndryshme të hisedarëve nga Kosova, dhe gjatë procesit ai zgjoi një masë të konsiderueshme të interesit, sidomos në nivelin e bashkëpunimit ndër-institucional në sektorin publik.
Prandaj, do të ishte një mundësi e humbur për Qeverinë nëse nuk e vazhdon zhvillimin e këtij vlerësimi më tutje duke lidhur interesa të ndryshme dhe sinergji shtytëse \".
Banka Botërore e mbështetë agjendën e Kosovës për siguri kibernetike si pjesë e një programi pune të telekomunikimeve. Programi ka filluar në qershor 2014 me një grant të Institucionit Këshillues për Investime në Infrastrukturë Publiko-Private (PPIAF) që i ofron Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës dhe shërbimit energjetik KOSTT SH.A. mbështetje këshilluese për infrastrukturën e përbashkët.
Fondi i Trustit Korean për Zhvillim të Gjelbër ka siguruar mjete shtesë për zgjerimin e lidhjeve të internetit broadband, i cili nuk ofrohet mjaftueshëm në komuna, e cila pritet të krijojë një platformë për një zhvillim më të gjelbër.