28 Dhjetor 2024

Bashkimi Evropian do të hetojë Apple-n

Bruksel, 11 qershor - Bashkimi Evropian është duke hapur një hetim zyrtar për Apple, Starbucks dhe Fiat, në lidhje me marrëveshjet tatimore të tyre, me tre vende të BE-së.

Marrëveshjet përkatëse me Irlandën, Hollandën dhe Luksemburgun do të hetoen. Në një njoftim për publikun, komisioneri i taksave Algirdas Semeta, tha se "konkurrenca tatimore e drejtë është thelbësore".

Vitin e kaluar, një hetim i senatit amerikan ka akuzuar Irlandën se është duke i dhënë një trajtim të veçantë tatimor kompanisë  Apple. Komisioni Evropian do të shohë nëse çështjet tatimore të kompanive në fjalë, shkelin rregullat e BE-së për ndihmën shtetërore.

Komisioneri i konkurrencës Joaquin Almunia, tha:

"Në kontekstin aktual të një buxheti të vogël publik, është veçanërisht e rëndësishme që shtetet të paguajnë pjesën e tatimeve që ju takon. Vendet në Evropë nuk mund të lejojnë që firmat e caktuara të paguajnë më pak tatime se sa duhet”, shtoi  Almunia.

Hetimi i Senatit të SHBA-së, vitin e kaluar ka zbuluar se Apple,  kishte qenë në gjendje të përfitonte  nga filialet irlandeze ose "kompanitë fantazmë", që nuk kishin deklaruar taksat, duke marrë miliarda nga faturat e saj tatimore.

Në përgjigje ndaj akuzave, Apple tha se nuk kishte pasur "ndonjë marrëveshje të veçantë tatimore me qeverinë irlandeze".

"Ne nuk kemi marrë asnjë trajtim të privilegjuar nga zyrtarët irlandezë", bënë me dije burime nga kompania. "Apple është subjekt i të njëjta ligjeve tatimore, si  kompanitë e tjera ndërkombëtare që bëjnë biznes në Irlandë", thanë burime të Apple-s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)