Bashkëthemeluesi i Twitter, kryebashkiak i New York
New York, 18 mars - Një tjetër miliarder mund të jetë i interesuar të punojë si qytetar i parë i New Yorkut.
Jack Dorsey, bashkëthemeluesi i Twitter është shprehur se dëshiron të ngjitet një ditë në drejtimin e qytetit.
Në një intervistë për programin '60 Minutes', Dorsey ka shprehur qëllimin e tij për tu transferuar një ditë në New York dhe për t'u bërë kryebashkiak.
Dorsey gjendet në vendin e 392 të klasifikimit të Forbes me më të pasurit e Shteteve të Bashkuara, me 1,2 miliardë dollarë.