Automjetet e reja, mund të sulmohen nga hakerët
SHBA, 13 gusht - Çdo gjë në një automjet modern kontrollohet nga një kompjuter i vogël që ndryshe njihet si ECM.
Kompjuteri i vogël kontrollon çdo gjë, prej shpejtësisë e deri tek instrumentet, dhe madje edhe derivatet dhe kohën punuese të motorit.
Gjatë viteve të fundit të gjitha automjeteve të reja, u është kërkuar që të kenë monitorues të presionit të gomave në gomat që janë me wireless.
Një grup i hakerëve ka arritur të kuptojë një mënyrë sesi të shfrytëzojë këta snesor të vegjël të gomave për të pasur qasje në kompjuterin e një automjeti testues dhe për të mashtruar sistemin në çfarëdo veprime të çuditshme, gjersa ai po lëvizte me shpejtësi prej gati 120 km/h .
Në momentin që ata u futën në sistem ata ishin në gjendje të dërgojnë mesazhe të gabueshme dhe madje të bllokonin tërësisht kompjuterin në automjetin testues.
Siç duket, mënyra sesi kanë arritur ta bëjnë këtë hakerët, nuk mund të shfrytëzohet në të gjitha automjetet.
Hakerët hulumtues, kanë bërë disa orë pune edhe pse kanë pasur nivel inxhinierie të ekspertizës, dhe gjithashtu edhe vegla profesionale, dhe e tërë teknologjia e tyre për të bërë diçka të këtillë kushton rreth 1.500 dollarë.
Ekipi sugjeron se disa rregulla bazë në softuerë mund të parandalojë së paku një hyrje të lehtë për sulmuesin.
Ky nuk është një krimb i automjeteve i tipit Conficker, por eksperimentet e këtilla megjithatë sugjerojnë se ka një mënyrë për të bërë sulm. Vetëm mund të paramendoni çfarë pasoja mund të ketë një sulm i këtillë..