22 Dhjetor 2024

ATK finalizon marrëveshjen për modernizimin e teknologjisë informative

Prishtinë, 31 janar - Në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) sot është finalizuar marrëveshja kontraktuale me konsorciumin i cili pas procedurave të rregullta të prokurimit, ka fituar tenderin për implementimin e projektit të modernizimit të teknologjisë informative.

ATK ka njoftuar se ka zhvilluar procedurat për zhvillimin e sistemit të ri të teknologjisë informative, përmes të cilit do të mundësohet digjitalizimi dhe automatizimi i proceseve të punës në Administratën Tatimore, menaxhimi i ndryshimeve dhe përshtatja e lehtë me legjislacionin tatimor, si dhe ndërveprimi i plotë ndërinstitucional.

Përmes sistemit të ri të teknologjisë informative, do të lehtësohet deklarimi dhe pagesa e tatimeve, si dhe do të mundësohen metoda elektronike shumëkanalëshe të komunikimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)