Astronomët në Universitetin e Hawait zbulojnë një kometë të re
Hawai, 22 qershor - Astronomët në Universitetin e Hawait kanë zbuluar një kometë të re që pritet të kalojë tokën në shkurt ose mars të vitit 2013.
Kometa u zbulua për herë të parë në fillim të këtij muaji kur hulumtuesit, që përdornin një teleskop të Universitetit të Hauait po studionin për mundësinë e asteroideve të rrezikshëm, që një ditë mund të godasin tokën.
Në vend të asteroideve, ata panë një kometë të padëmshme mes orbitës së Saturnit dhe të Jupiterit.
Kometa është aktualisht rreth 1.2 miliardë kilometra larg diellit. Në fillim të vitit 2013, kometa do ti afrohet tokës në largësinë rreth 50 milion kilometra. Pikërisht në këtë kohë kometa mund të shikohet nga toka.
Shkencëtarët presin që kometa të jetë mjaft e ndritshme dhe mund të shihet nga syri i njeriut. Ata thonë se ky do të jetë një rast tepër i rallë dhe mund të mos ndodhë më kurrë.