Astronomët amerikanë zbulojnë një yll të ri
Florida, 24 qershor - Astonomët amerikanë bënë të ditur se me anë të teleskopëve të ndryshëm kanë arritur të identifikojnë ndoshta yllin më të ftohtë të planetit, "xhuxhi i bardhë".
"Xhuxhi i bardhë", i vendosur në konstelacionin e Ujorit, është si një diamant në hapësirë.
"Është me të vërtetë një objekt i shquar," u shpreh David Kaplan, profesor në Universitetin e Wisconsin-Milwaukee. " Ai shtoi se këto objekte janë aq të zbehtë sa është shumë e vështirë për t'i zbuluar.