26 Dhjetor 2024

Astronautët amerikanë e zëvendësuan pompën

Florida, 12 maj - Dy astronuatë amerikanë mbrëmë vonë e kanë ndërmarrë një “ecje” emergjente në gjithësi për zëvendësimin e një pompe në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë (ISS) me shpresë se do të ndalet rrjedhja e amoniakut.

Kontrolli i misionit në Shtetet e Bashkuara raportoi se gjatë lëvizjes në kozmos, që zgjati 5.5 orë, duket se operacioni i mbrëmshëm ishte i suksesshëm, megjithqë inxhinierët do ta monitorojnë sistemin gjatë ditëve të ardhshme për të qenë të sigurt se problemi është zgjidhur.

Lëvizja në kozmos është planifikuar shpejtë pasi fluskat e akullta kristalore të amoniakut janë vërejtur duke rrjedhur ditën e Enjte nga stacioni i gjithësisë.

Amoniaku përdoret për ftohjen e pajisjeve elektrike në këtë stacion.

Astronautët amerikanë, që e ndërmorën këtë operacion, janë Christopher Cassidy dhe Thomas Marshburn.

Ata, së bashku me astronautin rus, Roman Romanenko, që kanë punuar në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, prej muajit Dhjetor të vitit të kaluar, nesër pritet të largohen nga ky stacion.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)