Astronautët amerikanë dhe rusë u kthyen në Tokë
Kazakistan, 11 mars - Sonda Soyuz e Rusisë me tre astronautë ka ateruar e sigurt në një një bazë në Kazakistan, pasi astronautët i kaluan afro gjashtë muaj në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.
Në Tokë janë kthyer amerikani Mike Hopkins dhe rusët, Oleg Kotov dhe Sergei Ryazanskiy.
Ata i kaluan 166 ditë në gjithësi.
Aktualisht në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithsësië kanë mbetur tre astronautë: amerikani Rick Matsracchio, japonezi Koichi Wakata dhe rusi Mikhail Tyurin, të cilët në gjithësi do të qëndrojnë deri në mes të muajit maj.