Asteroidi kalon pranë Tokës pa ndikim
Asteroidi 2012 DA14 kaloi pranë tokës dje ashtu siç pritej dhe tërhoqi vemendjen vetëm të atyre që vëzhgojnë trupat qiellorë, ose të atyre që ndjekin lajmet për kalimin e tij.
Por më herët gjatë ditës, kur papritur një meteor kaloi në qiell dhe shpërtheu mbi Chelyabinsk të Rusisë, shkaktoi plagosje dhe dëme kur copat e tij ranë në tokë.
Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, thotë se mesatarisht një asteroid me madhësinë e 2012 DA14 i afrohet Tokës çdo 40 vjet dhe e godet atë çdo 1200 vjet.