26 Dhjetor 2024

Asteroidi i ri ka shumë pak shanse për të goditur Tokën

Florida, 19 tetor - Ekspertët amerikanë siguruan se asteroidi i ri i zbuluar TV135, ka shumë pak gjasa që të shfaqë ndonjë pasojë në Tokë në vitin 2032, ndërsa nënvizuan se në të ardhmen një gjë e tillë mund të përjashtohet përfundimisht.

Shkëmbi në hapësirë u zbulua më 8 tetor të vitit 2013 nga astronomët e Observatorit Astrofizik të Ukrainës.

Asteroidi iu afrua më shumë planetit më 16 shtator, duke arritur në distancën 6.7 milionë kilometra, dhe sipas përllogaritjeve mund të kthehet në Tokë në vitin 2032. Për momentin ekspertët nuk mund të përjashtojnë pasojat që do të ketë.

\"Duke qenë se observimet vazhdojnë, mundësia për të dhënë pasoja do të përditësohet ndërsa shanset që pasojat të përjashtohen janë 99. 998 për qind,\" tha zëdhënësi i NASA-s (Administrata Kombëtare Astronomike dhe Hapësirës) David Agle. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)