Ascend P6, smartphoni më i hollë në botë
Londër, 20 qershor - Me një trashësi 6.18 milimetra, Ascend P6 e Huawei që është prezantuar sot në Londër, është smartphoni më i hollë në botë.
Kompania kineze ka për qëllim të bëjë rrugë përpara midis kompanive më të mëdha të telefonisë.
Huawei që tani është midis katër prodhuesve të smartphonit në botë, por nuk e ka akoma stemën e më të mëdhenjve.