Arabia Saudite dhe Blekberi arritën kompromis
Riad, 11 gusht - Autoritetet në Arabinë Saudite dhe kompania kanadeze Research in Motion arritën kompromis, me të cilin pezullohet ndalesa për shfrytëzimin e smartfonëve Blekberi në territorin e mbretërisë.
Arabia Saudite ndaloi njërën prej shërbimeve të Blekberi bartjen e kumtesave tekstuale, për shkak të rrezikut të përcjelljes së informatave të vlefshme për sigurinë nacionale, e që mund të ndodhë gjatë dekodimit të porosive.
Kompromisi është arritur pas negociatave të përfaqësuesve sauditë me përfaqësuesit e kompanisë kanadeze.