22 Dhjetor 2024

Apple, tre vite e pamposhtur

SHBA, 5 maj - Kontrolli i Apple në tregun e aplikimeve të telefonave mendohet se do të vazhdojë për të paktën tre vite.

Sipas parashikimeve nga IHS Screen Digest, të ardhurat e kombinuara të katër kompanive të mëdha të aplikimeve telefonike - Apple, Google, Nokia dhe RIM - do të shkojnë rreth 3.8 miliard dollarë këtë vit. Aplikimet e Apple do të mbledhin rreth treçerekun e kësaj shume, thuhet në raport.

"Me konsumatorët që vazhdojnë të tregojnë tregojnë interes të fuqishëm në shkarkimin e lojrave dhe aplikimeve të tjera për paisjet si tabletat dhe telefonat e mënçur, të ardhurat kolektive të katër kompanive, do të rriten ndjeshëm këtë vit" thotë analisti mediatik Jack Kent.

Totali i të ardhurave nga shkarkimi i lojrave dhe aplikacioneve të tjera, gjithashtu pritet të ketë rritje gjatë viteve të ardhshme, duke kërcyer nga 5.6 miliard dollarë për 2012, 6,9 miliard dollarë në 2013 dhe 8.3 miliard dollarë në 2014.

"Të katër kompanitë janë lojtaret kryesore në këtë fushë, por kompani të tjera si Microsoft mund të fitojnë aq prezencë dhe terren, në të ardhmen, sa të tronditin tregun" thotë IHS.

Por Apple është parashikuar të jetë fitimtarja. Fitimet e saj këtë vit arrijnë 2.9 miliard dollarë, 63,4 përqind më shumë se në 2010. Pavarësisht përpjekjeve të konkurrentëve që mund të ketë, Apple do të vazhdojë të mbajë 60 për qind të tregut deri në 2014. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)