Apple, të gjithë në pritje për iPhone të ri
SHBA, 8 qershor - Pak orë nga ndërhyrja e numrit një të Apple, Steve Jobs, sot në San Francisco, shtohen zërat për iPhone e ri.
Është ai i gjeneratës së katër, me një sistem të ri operativ multitasking, për të lexuar email duke vazhduar të dëgjosh muzikë apo të telefonosh duke kërkuar një adresë në web.
Jo vetëm kaq: iPhone i ri do të ketë një telekamer të vogël për të çatuar dhe një ekran me definicion të lartë, përveçse një bateri më të fuqishme.