Apple sjell ndryshimin automatik nga Wi-Fi në 4G
Kjo do të thotë që për asnjë moment nuk do të ketë shkëputje nga interneti.
Në sistemin e operimit iOS 8, kur një përdorues lidhet me Wi-Fi, edhe kur sinjali bie, celulari qëndron i lidhur dhe kalimi në 4G ose 3G bëhet vetëm manualisht.
Ky ndryshim automatik quhet Wi-Fi Assist dhe mund të lejohet të hyjë në punë në menunë Settings në iOS 9. Gjithsesi, ata që i kursejnë ofertat e internetit në celular, duhet të bëjnë kujdes pasi mund të jenë duke e shpenzuar ofertën duke menduar se janë të lidhur me Wi-Fi.